Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka biseduar me shqiptarët që jetojnë në Kroaci

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka biseduar me shqiptarët që jetojnë në Kroaci

Gjatë qëndrimit për një vizitë në Kroaci, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i vendit tonë në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka takuar përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare ne Kroaci. Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli u njoftua nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat. Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare për të arriturat e Republikës së Kosovës dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin kroat, për tu krijuar qytetarëve kosovarë që jetojnë në Kroaci mundësi të reja, si në fushën e arsimit, po ashtu edhe në integrim më të madh në institucionet kroate.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …