leoni

KRYETARI LATIFI APEL PËR KRYETARËT E KËSHILLAVE TË FSHATRAVE DHE LAGJEVE URBANE NË RAHOVEC

Pas situatës së krijuar nga rreziku i infeksionit COVID-19, ka shumë familje të cilat në këto ditë jo të lehta kanë nevoja të shumta dhe nuk kanë mundësi për të përmbushur kërkesat themelore për familjet e tyre, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl latifi ka apeluar te të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në Qytetin e Rahovecit, që sa më shpejtë të jetë e mundur, të na e dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjienike. Ky apel bazohet edhe në vendimin e fundit të marrë për themelimin e Nënshtabeve Lokale për parandalimin e infeksionit COVID-19, e të cilat duhet të jenë në koordinim të plotë me Shtabin e Posaçëm Emergjent Komunal në Rahovec. Lista duhet të përmbajë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin dhe numrin e anëtarëve të familjes.

Listën mund ta dërgoni në emailin e mëposhtëm.

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Vitia është shtëpia jonë e përbashkët!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili me 12 tetor pret të …