Kryetari Latifi ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, z. Rastislav Kostilnik

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin dhe zyrtarët e kabinetin të tij, priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, z. Rastislav Kostilnik. Kryetari Latifi e falënderoi për vizitën dhe e njoftoi mysafirin me veçantitë, të arriturat si dhe mundësitë që ka Rahoveci, po ashtu e informoi, se Komuna e Rahovecit rangohet shumë lart në performancë, transparencë dhe në shumë aspekte të qeverisjes. Para z. Kostilnik, kryetari Latifi paraqiti edhe potencialin e madh që ka Rahoveci për investime në shumë fusha, posaçërisht investimet që pritet të bëhen në fushën e energjisë së ripërtërishme.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …