Kryetari Latifi në ditën e egjiptianëve nderon me mirënjohje Shefin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim

Me rastin e 24 Qershorit, Ditës së Egjiptianëve në Kosovë, të premtën kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i ndau mirënjohje për punën e zellshme, shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim, z. Lendrit Qeli, i cili angazhohet me përkushtim për avancimin e pozitës së komuniteteve jo-shumicë në komunën e Rahovecit. “Integrimi i egjiptianëve si dhe i të gjitha komuniteteve të tjera, është gjithnjë e më përmbajtësor, duke u bërë pjesë e jetës institucionale dhe komunitetit në përgjithësi. Komunitetit egjiptian në Rahovec dhe në të gjithë Kosovën, u uroj 24 Qershorin!”-u shpreh në postimin e tij, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …