Kryetari Nura shpreh ngushëllime pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babai i Presidentit, Hashim Thaçi

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.

Nura tha se Haxhi Thaçi iku nga kjo botë me mërzi të madhe.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e kobshëm, për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi, Baci Haxhi, që iku nga kjo botë me mërzi të madhe.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që u prekën nga ky lajm morti. “Lamtumirë, Baci Haxhi! ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …