Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim fituesit e çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar “Revial”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim fituesit e çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar “Revial”, me ç’rast edhe i ka uruar të rinjtë deçanas për çmimet e marra dhe ju dëshiroj suksese edhe në të ardhmen. Te dielën më 13.12.2020, Komuna e Deçanit me “Ansamblin e këngëve dhe valleve – Deçani”, përformuan në Festivalin Ndërkombëtar “Revial”, me ç’rast edhe kanë fituar Dekoratën dhe Mirënjohjen e Festivalit. në të njëjtën ditë është përformuar edhe në festivalin “Tingujt e Vendlindjes” ku po ashtu ansambli ka marrë çmimin “Vallja dyshe më e mirë” sipas vlerësimit të jurisë së festivalit.

Krenar më të rinjtë e qytetit të Deçanit që janë pjesë e AVK- Deçani, ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …