Bashkim Ramosaj

Kryetari Ramosaj uron qytetarët me rastin e Fiter Bajramit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj uron të gjithë qytetarët me rastin e festës së Fiter Bajramit, ai ndër të tjera ka thënë:

Të dashur qytetarë të besimit Musliman

Në këtë ditë të veç̧antë, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të sakrificës, paqes e solidaritetit iu uroj festën e Fitër Bajramit. Uroj që çdo familje të ketë gëzim, begati, dashuri dhe gjitha të mirat në jetë. Uroj që kjo festë, të shënohet edhe duke i respektuar masat të cilat i kanë dhënë institucionet tona, për luftimin e pandemisë, prandaj, ashtu sikur deri më sot, edhe sot e tutje, duhet me sukses t’i zbatojmë këto rekomandime. Me fat Fitër Bajrami paçi, shëndet e lumturi!

Kryetari i Komunës së Deçanit

Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …