Kryetari Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në forumin ndërkombëtar, “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, organizuar nga kryetarja, Vjosa Osmani. Gjatë fjalës së tij, Begaj e vlerësoi angazhimin ndërkombëtar të Kosovës për fuqizimin e rolit të grave, për barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta, si dhe për adresimin e sfidave, ndërsa propozoi që ky forum të kthehet në një platformë aleancash që mbështesin dhe sigurojnë fuqizimin dhe rolin e grave në shoqëri në mbarë botën. Të njëjtat aleanca duhet të formohen për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas”, tha kryetari, Begaj, sipas të cilit, “kjo dhunë nuk është vetëm një fakt i konflikteve civile, etnike, rajonale apo globale, por dhe i jetës së përditshme të qindra e mijëra familjeve në të cilat gratë përballen me keqtrajtim. Përballë kësaj sfide duhen përpjekje kolektive, tha Begaj dhe bëri thirrje për një fushatë intensive për të siguruar që dhuna ndaj gruas të jetë e papranueshme, e pafalshme, e dënueshme. Duke mbështetur arsimimin e grave, ne investojmë në lideret e ardhshme të fushave sfiduese, saktësoi kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …