Brickos

Kryetari Suma, priti në takim pune këshilltarët e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës, Agim Hazizi dhe Xhevat Demiri

Kryetari i komunës së hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune këshilltarët e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës Besnik Tahiri, Agim Hazizi dhe Xhevat Demiri. Kryetari Suma i njoftoi mysafirët lidhur me zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit. Në takim me theks të veçantë u diskutuan aktivitetet dhe masat preventive në parandalimin e përhapjes së pandemisë së Corona virusit. Kryetari Suma e vlerësoi me shumë rëndësi vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë me mjete financiare, institucioneve shtetërore e joshtetërore, bizneseve e qytetarëve të kategorive të ndryshme për të tejkaluar më lehtë pasojat e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe rënien ekonomike. Kryetari Suma tha se aktualisht gjendja në komunën e Hanit të Elezit është në monitorim të vazhdueshëm. Edhe pse kemi numër të vogël të të infektuarve jemi në vazhdimësi në gjendje të gadishmërisë sa i përket furnizimeve me pajisje mbrojtëse, dezinfektues dhe furnizime tjera të domosdoshme. Duke mos pasë ndonjë vlerësim se si do të zhvillohet situata në ditët në vazhdim, kryetari Suma theksoi numrin e vogël të stafit të QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit. Ai këtë e potencoi në kontekst të rrethanave të përkeqësuaka, dhe nga përvoja e fillimit të pandemisë kur nga kjo qendër kërkohej që të kujdestaroj edhe nga 24 orë në vendkalimin kufitar. Për këtë arsye Kryetari Suma kërkoi koordinim më të plotë ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …