Kryetari Thaçi: Banka Qendrore e Kosovës ka shënuar stabilitet financiar, prandaj është model për rajonin

Kryetari Thaçi: Banka Qendrore e Kosovës ka shënuar stabilitet financiar, prandaj është model për rajonin

Banka Qendrore e Kosovës sot po shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë ngjarje kryetari i vendit Hashim Thaçi, vlerësoi se BQK-ja është model për rajonin. Në një fjalë rasti ai theksoi se 20 vjet më parë u vunë themelet e sistemit te mirëfilltë bankar që kemi sot, i cili ofron stabilitet financiar. “Më shpalljen e pavarësisë filloi një reformë e re për Kosovën dhe që atëherë BQK-ja ka shënuar stabilitet financiar”. “Në këtë rrugëtim mund të them se BQK-ja është model për tërë rajonin tonë”. Megjithatë kryetari potencoi se në të ardhmen do të ketë sfida. Thaçi shprehu falënderime ndër të tjera për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe GIZ-in, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar. Në 20 vjetorin e BQK-së organizohet edhe konferenca ndërkombëtare “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”. Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtuesit më të lartë të FMN-së, Bankës Botërore, institucioneve të tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …