Kryetari Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Kryetari Thaçi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 e ka quajtur moment të paharrueshëm i cili i bashkoi shqiptarët në rrugën e pavarësisë. “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë. Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica. Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …