Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Kryetari Thaçi: Dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke

Në intervistën e radhës për agjencinë e lajmeve “Reuters”, kryetari Thaçi ka theksuar rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka thënë se ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke. “Në intervistën e radhës për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, theksova rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …