Kryetari Thaçi e nënshkruan dekretin për lirimin nga detyra të ambasadores të Vlora Çitaku pas kërkesës së kësaj të fundit

Kryetari Thaçi e nënshkruan dekretin për lirimin nga detyra të ambasadores Vlora Çitaku pas kërkesës së kësaj të fundit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra të Vlora Çitakut, ambasadores së Kosovës në SHBA. Këtë dekret e ka nënshkruar më 2 tetor, pra para pesë ditëve. Paraprakisht, Çitaku më 24 shtator i ishte drejtuar Thaçit me një letër, nga ku i kishte kërkuar që ta lirojë nga detyra e ambasadores së Kosovës në SHBA, post që ajo mbajti për pesë vite me radhë. “Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj letre, kërkoj të lirohem nga detyra e ambasadores së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në letrën të cilën e ka dërguar Çitaku në presidencë, e të cilën e ka siguruar lajmi.net. Në të njëjtën, Çitaku ka shprehur gatishmërinë e saj që të shërbejë deri në një periudhë të konsideruar kohore, për të mundësuar një tranzicion të detyrave sa më funksional.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …