Burime diplomatike bëjnë të ditur se kryetari, Hashim Thaçi, do të takohet me kryetarin amerikan, Donald Trump

Kryetari, Thaçi, ka pranuar një telegram urimi nga kryetari amerikan, D. Trump, me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një telegram urimi nga kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në këtë telegram thuhet se populli amerikan i bashkohet urimeve të Presidentit Trump për popullin e Kosovës në përvjetorin e 12 të pavarësisë. “Populli i Amerikës së bashku me mua i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës shtet sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik”, thuhet në telegramin e presidentit Trump. Ai ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor, duke mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm për të quar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Ju dëshirojmë sukses në vitet e ardhshme, në fokusimin tuaj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, thuhet më tej në këtë telegram urimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …