Komiteti i komuniteteve në Deçan mbajti takimin e dytë të rregullt për vitin 2020

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e dytë të rregullt për vitin 2020 të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të OSBE-së dhe KFOR-i. Mbledhja nisi me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, nga zyra e ZLK-së Shaban Pejqinoviq, tregoi për punën e kësaj zyre për kërkesat dhe vizitat që kanë, duke shtuar se ne pos konsultimeve me palët dhe ndihmës që bëjmë duke i drejtuar tek personat përgjegjës që nga viti 2008, zyra jonë nuk ka buxhet të veçantë për të ndihmuar ndonjë familje me nevojë. Në bazë të planit të punë se Komitetit të Komuniteteve, i ftuar në takim ishte drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Rifat Stojkaj, i cili i njoftoi për punën e këtij dikasteri, për vizitat që janë duke u bë në teren me bashkëpunëtor të këtij sektori në mënyrë që të njihen përseafërmi më fermerët dhe kërkoi nga përfaqësuesit e komuniteteve pakicë që të hartojnë një listë me emra të fermerëve te komuniteteve dhe bashkë në ditët në vijim të vizitojnë për të pa nga afër gjendjen dhe mënyrën e subvencionimit nga kjo drejtori, duke ju bërë të ditur se në muajin Mars hapen ofertat për subvencione nga Ministria e Bujqësisë dhe ne jemi këtu për të ju ndihmuar në plotësimin e dokumentacionit për aplikim. Ndryshe Stojkaj, bëri të ditur se pas Miratimit të Buxhetit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, këtë vit komunitetin pakicë do ta mbështesim me 1500 drunj frutorë (mollë, dardhë, kumbull etj), pastaj në fazën e dytë do të bëjmë inseminimin e gjedheve falas. Ne do të jemi të hapur me bashkëpunëtorë që hallet dhe shqetësimet tuaja ti trajtojmë në mënyrë të barabartë gjithmonë duke i ditur mundësit buxhetorë tha Stojkaj. Nga kryesuesi i këtij takim Elmir Nezaj, u kërkua që në takimin e ardhshëm anëtarët e komunitet Boshnjak të sjellin një statistikë se sa banorë të këtij komuniteti jetojnë aktualisht në komunën e Deçanit dhe cila është mënyra e jetesës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …