leoni

Burime diplomatike bëjnë të ditur se kryetari, Hashim Thaçi, do të takohet me kryetarin amerikan, Donald Trump

Kryetari Thaçi, ka zhvilluar një bisedë me kryetarin amerikan, Donald Trump dhe me zyrtarë të lartë të administratës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka zhvilluar në Nju-Jork një bisedë me kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, por edhe me zyrtarë të lartë të administratës së tij. Ai ka thënë me këtë rast  “Kosova është vend i mrekullueshëm, me një popull të mrekullueshëm, që meriton të lëvizë më shpejt përpara”. Trump “e ndjen dhe e njeh problematikën e Kosovës”, ka theksuar Thaçi në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës. Trump dhe zyrtarët e administratës së tij kanë shprehur “një mbështetje të fuqishme për Kosovën”, ka thënë presidenti i Kosovës. “Administrata e presidentit Trump mbështet fuqishëm Kosovën, rrugëtimin më të shpejt në NATO dhe BE”. Ajo “mbështet dialogun Kosovën-Serbi, arritjen e një marrëveshjeje historike, që nënkupton njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Uashingtoni zyrtar konfirmoi qartë se e mbështet edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkacioni  i kufirit në mënyrë që të  mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë, ka saktësuar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimin me kryetarin amerikan Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …