Thaçi, i dorëzoi ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, Medaljen Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Thaçi, i dorëzoi ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, Medaljen Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi i ka dorëzuar ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dedikuar familjes Bush për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Kur babai juaj ka folur për të drejtat e popullit të Kosovës, të tjerët nuk kanë mundur ta gjejnë Kosovën as në hartë”, ka thënë Thaçi gjatë një takimi me Bushin në New York. Përveç presidentit Bush të vjetër, Thaçi ka kujtuar edhe kontributin e presidentit George W. Bush, në jetësimin e aspiratës për Kosovën e pavarur. Sipas njoftimit nga presidenca, Thaçi ka ftuar ish-guvernatorin e Floridës që të vizitojë Kosovën. Në njoftim po ashtu theksohet se Bush ka vlerësuar respektin që ka populli i Kosovës për familjen e tij. “Për mua dhe familjen Bush ky është një nder, që na falë shumë emocione. U jemi mirënjohës juve personalisht dhe gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë Jeb Bush.

Kontrolloni gjithashtu

OEAK ka shfaqur zhgënjim nga mos reagimi pozitiv institucional ndaj tarifave të vendosura ndaj SHBA-ve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shfaqur zhgënjim për mungesën e një reagimi pozitiv nga …