Hashim Thaçi

Kryetari Thaçi nuk ka vizituar kryesinë e BIK-ut me rastin e Ditës së Bajramit

Burimet nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se sot prej orës 9 e deri në 12,00 ashtu si zakonisht në festat fetare islame kanë marrë pjesë dhe kanë uruar zyrtarët të lartë të Qeverisë, të Kuvendit dhe liderë të partive politike. Ata kanë vërejtur se Kryesinë e BIK-ut sot nuk e ka vizituar kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe asnjë  përfaqësues i Presidencës. Kjo është hera e parë që Presidenca anashkalon traditën e urimit, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë sqarim për opinion.  Zëvendësi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhiti, ka thënë se nga Presidenca nuk ka pasur asnjë paralajmërim përse nuk kanë ardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun, ditë krenarie dhe lavdie

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar bashkëluftëtarët e tij me …