Kryetari Thaçi takoi komandantin e NATO-s në Europë, Curtis Scaparrotti

Kryetari Thaçi takoi komandantin e NATO-s në Europë, Curtis Scaparrotti

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim komandantin e ri të Forcave Supreme të NATO-s për Evropë, gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta. Në këtë takim u fol për punën që është duke u bërë për shndërrimin e FSK-së si dhe për synimet që ka Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për anëtarësim të saj të plotë në NATO. Poashtu, kryetari Thaçi shprehu përkushtimin e vendit tonë që të bëhet sa më shpejt pjesë e Partneritetit për Paqe, si parakusht për t’u bërë anëtar i plotë i NATO-s. Ai poashtu siguroi gjeneralin Curtis Scaparrotti se KFOR-i gëzon një respekt, besim dhe mbështetje nga të gjithë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …