Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Ymeri: Mustafa nuk flet për koloninë serbe në veri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ndaj kryeministrit, Isa Mustafa i cili ka kërkuar që të miratohet sa më shpejtë Marrëveshja e Demarkacionit. Kryeministri Mustafa, sipas kreut të partisë më të madhe opozitare në vend,  nuk flet as për ushtrinë që po bllokohet nga Lista ‘Srpska’ dhe as për projektin kolonizues ‘Lugina e Diellit’. “Isa, që i thotë vetes kryeministër, po pret nga qytetarët t’ia tregojnë kufirin. T’ia dëshmojnë atë me tapi. Por lumenjtë nuk janë pronë private, pastaj rruga e asfaltuar deri aty është shtruar nga buxheti publik yni. Pse paskemi shpenzuar para tonat që t’i shtrojmë rrugët e Malit të Zi?”, ka shkruar Ymeri në një postim të Facebook. Ai ka thënë se versioni aktual i Marrëveshjes do të luftohet me çdo kusht, duke shtuar se “ai kufi nuk do të jetë asnjëherë i pranueshëm për qytetarët e vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …