Rrahman Jasharaj

Kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore

Rrahman Jasharaj, iu ka është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe se kjo është arsyeja për mospjesëmarrje në Komisionin Parlamentar ku ka raportuar SBAShK-u bashkë me ministrin Hekuran Murati e ministren Arbërie Nagavci. “Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal Bashës që është nxënës i dobët, sic shihet nga notat e tij, por si duket partia në pushtet e kishte dërguar që ta minoj angazhimin që e kemi bërë në atë komision. Edhe kjo ndikojë pak. Edhe në atë takim kam qenë keq me shëndet. Tutje, ai i bëri thirrje qeverisë që të mos e ulë nivelin poshtë, teksa i bëri thirrje edhe vetë kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbrojë arsimin nga njerëz, siç i quajti ai, me nota 2 e që po e sulmojnë arsimin, duke aluduar kështu në deputetin,  Dimal Basha. Asnjë qeveri deri më tani s’ka bërë kaq shumë sulme ndaj SBAShK-ut. Është turp i qeverisë që e lejojnë Dimalin të na quajnë analfabetë, është shprehur Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …