Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, i frikësohet mundësisë së pengimit të gjykatës nga institucionet e Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, i frikësohet mundësisë së pengimit të gjykatës nga institucionet e Kosovës

Në një konferencë konfidenciale e mbajtur me  diplomatët evropianë,  në Hagë,  më 11 shkurt 2021, kryetarja e Gjykatës Speciale, gjyqtarja sllavobullgare, Ekaterina Trendafilova paralajmëroi se gjykata po përballej me përpjekje të shtuar nga brenda Kosovës për të penguar procedurat e vazhdueshme ligjore, përfshirë edhe lirimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte. Bullgarja, Trendafilova tha se tashmë po bëhen përpjekje për të kundërshtuar ligjin që ngriti gjykatën në vitin 2015 dhe mund të përfshijë përpjekje për të falur të dënuarit për krime. Krej kjo,  sipas kësaj gjyqtareje do ta rrezikonte jetën dhe sigurinë e dëshmitarëve të mbrojtur. Ajo thotë se ndryshime të tilla, sigurisht që do të kishin një efekt tronditës mbi dëshmitarët, të cilët mund të mos dëshirojnë më të paraqiten, duke e bërë kështu të pamundur për Prokurorin  të vazhdojë me çështjet e tij”, tha Trendafilova, e cila paralajmëroi për sigurinë e dëshmitarëve që paraqiten në ndjekje penale në çështjet në vazhdim dhe u kërkoi shteteve evropiane të marrin në konsideratë “marrëveshje bashkëpunimi gjithëpërfshirëse” që mund të shohin dëshmitarët dhe familjet e tyre të zhvendosen në Evropë. “Pa këto marrëveshje, do të jetë shumë e vështirë nëse jo e pamundur në disa raste për të siguruar që dëshmia mund të jepet lirshëm dhe pa ndonjë frikë”, tha Trendafilova.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …