Brickos

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, por nuk deklarohen pas takimit

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, por nuk deklarohen pas takimit

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara më 14 shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosnett qëndroi sot në zyrat e partisë fituese të zgjedhjeve ku edhe zhvilloi një takim me liderin, Albin Kurti. Tashmë ky takim ka përfunduar dhe Kosnett është larguar nga zyrat e kësaj partie. Pavarësisht situatës në vend, Konsett zgjodhi që të mos deklarohet pas takimit që pati me Albin Kurtin. Duhet përkujtuar që pas përfundimit të zgjedhjeve Kosnett uroi vendin për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike duke thënë se Amerika vazhdon të jetë përkrah Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të …