Ganimete Musliu

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu tha se gjendja e përgjithshme në vendin tonë është stabile

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu,  ka deklaruar se gjendja e përgjithshme në vend është stabile. Ajo pas raportimit të drejtorit të këtij institucioni, Petrit Ajeti ka njoftuar se situata më e brishtë është në komunat veriore, ku Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetin e strukturave të sigurisë në Kosovë. Më tej, ajo ka bërë të ditur se cak janë lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve. Deputetja e PDK-së ka theksuar se në komisionin e sotëm janë njoftuar se Serbia përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokal në raste tensioni. Fatkeqësisht Serbia, përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokal me qëllim të tensionimit të situatës në Kosovë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së akuzon ZPS-në për shkelje të rregullave dhe cenim të “barazisë së armëve”

ZPS e udhëhequr nga Kimberly West i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se …