KSHF “Agim Deva” – Takoi nxënësit e SHFMU-ve në Lladrovc dhe Astrazup

Karvani  i Shkrimtarëve për  Fëmijë “ Agim Deva” në vitin jubilar të njëzetin (20)  me  radhë, mbajtën takime letrare me nxënësit e shkollave fillore  “Afrim Buçaj“ në Lladrovc dhe “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të  Komunës së Malishevës, ku edhe dhuruan libra për bibliotekat shkollore, kësaj veprimtarie iu bashkuan edhe Shtëpia Botuese “ Lena Grafik” , me pronare Hajdar Fejzullahun, si dhe SHKL “ Tafil Kelmendi” me poetin Mehdi Krasniqin. Karvani aktivitetin letrar e ka filluar  në Ditën e Mësuesit, më 7 mars, që përkon edhe  me  Ditën e Shkollës Kombëtare- Shqipe të Korçës. Koordinatori i  Karvanit të  Shkrimtarëve për Fëmijë, Xhevat Syla, drejtuar nxënësve, mësimdhënësve, ndër të tjera tha “ Sot e njëzet vjet më parë  i priu Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë, poeti më i dashur për fëmijët Agim Deva, ne, sot edhe pas njëzet vjetësh po e  vazhdojmë porosinë e Agimit që të dhurojmë libra dhe të lexojmë bashkë me fëmijët për fëmijët poezi për atdheun, shkollën, dëshmorët, prindërit, për lirinë, librin, gjyshen e gjyshin” përfundoi Syla. Në pjesën e dytë poezitë i lexuan nxënësit e shkollave dhe shkrimtarët për fëmijë si: Ramadan Mehmeti, Ibrahim Kadriu, Avdi Shala, Skënder Zogaj, Xhevat Syla,  Drita Syla etj. Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë do të vazhdojë aktivitetin letrar   edhe në disa SHFMU të Malishevës, javët  në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Organizohen aktivitete përkujtimore në shënim të përvjetorit të masakrës së Izbicës

Komuna e Skenderajt me 27 dhe 28 mars 2026 organizon aktivitete përkujtimore në shënim të …