Brickos

Në Prizren u shënua 20-vjetori i zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti

Në Prizren u shënua 20-vjetori i zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti nga fshati Krushë e Madhe e komunës së Rahovecit dhe nën patronatin e Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore. Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti ka thënë se institucionet e vendit duhet ta kushtëzojnë dialogun me Serbinë dhe pa u zbardh fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare. “Kosova përveç qe u bë shtet ka formuar edhe ushtrinë, platformë që  ka pasur edhe babi im. Në 20 vjetorin e zhdukjes së babit tim, fati i babit dhe i te pagjeturve, është dështimi i organizatave të njeriut dhe institucioneve kosovare dhe faktorit ndërkombëtar. Te pagjeturit kanë vetëm një adresë, është drejtësia, ndërsa Serbia ka filluar edhe t’i mohojë krimet e njohura botërisht. Ftoj institucionet që të kushtëzojë marrëveshjen se pa u ditur  fati i tyre të mos ketë dialog, dhe faktori ndërkombëtar të shtoj presionin ndaj Serbisë”, është shprehur Hoti. “Andin baba yt është baba i kombit. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet, ajo dihet çdo ditë, ai ishte veprimtar, kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, pak kush ka guxuar të flas. Unë besoj shumë se kombi jonë ka perspektivë dhe do të jetë i fortë çdo ditë. Është  i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti, ne sot jemi në Kuvend për të kërkuar drejtësi, për të dhe fëmijët e pleq të cilët kanë bërë gjenocid në Kosovë”, ka thënë kryetari Veseli ai. ”I burgosur sepse zbërtheu kërkesat e shqiptarëve, i mënjanuar dhe unik në këndvështrimin politik. Amiqtë e  lirisë nuk i besuan, e hoqën nga burgu dhe e zhdukën. Një intelektual i cili nuk lejoi korruptimin e dijes. Jo rastësisht pushtuesi iu hakmorr. Sot kur po flasim për Ukën, duhet të shtrojmë pyetjen se sa jemi në detyrë të shtet mbajtjes. Jo vetëm si parullë politike, pyetja ‘Ku është Ukshin Hoti?’.  Duhet të kodifikojmë drejtën tonë, që krimet mos të kalojnë pa u dënuar. Të vazhdojmë të ndriçojmë jetën dhe veprën e tij”, tha ndër të tjera kryeministri Haradinaj. Kurse, kryetari i komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se pavarësisht se vendlindja e Ukshin Hotit është Rahoveci, kjo akademi po mbahet në Prizren, sepse konsiderohet kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, dhe tempulli i dijes, ku edhe Universiteti i Prizrenit mban emrin e Ukshin Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …