Violeta Veseli nga protesta: Faleminderit nga zemra që s’u lodhët duke na përkrahur

Bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-krerut të UÇK-së, Kadri Veseli, Violeta Veseli, ka falënderuar qytetarët që prej shtatë ditësh po protestojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të gjykates speciale në Hagë. Violeta Veseli mbrëmë ishte pjesë e protestës, ku u shpreh mirënjohëse ndaj qytetarëve për përkrahjen e vazhdueshme ndaj familjeve të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo tregoi se me dëshirën e saj kishte zgjedhur të qëndronte në mesin e protestuesve, duke dashur të ishte bashkë me ta dhe jo në krye të protestës. “Faleminderit shumë nga zemra këtyre njerëzve që s’u lodhët tu na përkrah. Kam hy në mes se s’kam pas qejf me nejt në fillim, po kam dashtë me nejt me ta”, ka thënë Violeta Veseli. Protestat në Prishtinë kanë nisur pas shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në vendimin e gjykates, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Në total, katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim. Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa familjarët e të dënuarve kanë vazhduar të shprehin qëndrimet e tyre ndaj aktgjykimit dhe procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku kundërshton “asimetri dënimesh”: “Problemi është çfarë po dënohet”

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve për …