Kuleba: Putin urdhëroi rritjen e gatishmërisë për forcat bërthamore për ta rritur presionin mbi Ukrainën gjatë bisedimeve

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba ka komentuar zhvillimet e fundit në Rusi, ku presidenti i këtij vendi, Vlladimir Putin dha urdhër për rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave bërthamore ruse. Duke komentuar këtë vendim, shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba vlerësoi se urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin, për të vendosur forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë ishte llogaritur për të ushtruar presion në fillimin e bisedimeve, porse Kievi nuk do të mashtrohej. Ai shtoi më tutje se Rusia kishte hequr dorë nga parakushtet e saj për bisedime pasi pësoi pengesa ushtarake. Ukraina do të dëgjonte atë që Rusia kishte për të thënë, theksoi, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …