Shumë protestues qëndruar para ambasadës së Rusisë, në Tiranë, në shenjë solidariteti me Ukrainën

Shumë protestues qëndruar para ambasadës së Rusisë, në Tiranë, në shenjë solidariteti me Ukrainën

Ambasadori   ukrainas,   Volodymyr Shkurov   i kërkoi homologut të tij rus,  që bashkë me bashkëkombësit  e tij  ti kërkojnë Vladimir Putin  të  ndalë luftën. “Dua t’i them popullit rus që ka një person që ka një buton te kuq, neve sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën por edhe për Evropën, sepse duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Dua t’i drejtohem popullit rus që t’i thonë liderit të tyre jo luftës dhe duhet të zgjohen ta bëjnë këtë”, thotë ambasadori. Shqipëria i  ka ofruar  ndihme  humanitare  popullit ukrainas, në veshje,  ushqime dhe medikamente, paralelisht me paketën e sanksionesh kundër Rusisë. Këto janë veprime që më detyrojnë t’u them faleminderit dhe të përkulem para tyre”, tha Shkurov. Protesta  kundër pushtimit  rus kanë shpërthyer ne te gjithë Europën. Me e fundit ishte ne Gjermani  ku një  lumë prej 100 mije  njerëzish   u derdh ne sheshin kryesor te Berlinit.Të veshur me ngjyrat e flamurit te Ukrainës, mijëra qytetare u protestuan  edhe ne  zemër të Parisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …