Brickos

Kumrie Prenku-Karaçica: Sot në Drenas do të lëshohen 41 balona dhe 41 trëndafil të kuq për personat e zhdukur

Kumrie Prenku-Karaçica: Sot në Drenas u lëshuan 41 balona dhe u vendosën 41 trëndafil të kuq për personat e zhdukur

Kumrie Prenku-Karaçica veprimtare, bashkëshorte e dëshmorit të kombit, Kadri Karaqica si dhe familjare e dëshmorëve e martirëve të kombit përmes një postimi e ka bërë të ditur se kanë shënuar një aktivitet simbolik për 30 Gushtin-Ditën Botërore të personave të zhdukur me dhunë nga ushtria dhe policia serbe. Sot në orën 14:00 para Kuvendit Komunal të Drenasit në koordinim me Kryetarin e komunës z.Ramiz Lladrovcin dhe drejtoreshën Shqipe Zogu për nder të 30 Gushtit u lëshuan 41 balona dhe  u vendosën 41 trëndafil të kuq,  për personat e zhdukur me dhunë. Tani e 22 vite ende nuk dihet për më të dashurit tanë. Për shkak të gjendjes nga Covid-19 nuk lejohet që të mbahet tubim në brendësin e Sallës se Kulturës në Drenas – thuhet në njoftim. Drenica djepi ku lindi e rriti heronj brez pas brezi! Lavdi për gjithë të rënët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ka shkruar ndër të tjera veprimtarja Kumrie Prenku-Karaçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …