Michael Roth

Kur Serbia të bëhet gati për anëtarësim në BE, me Kosovën gjithçka duhet të jetë e qartë

Ministri i Shtetit për Bashkimin Evropian pranë Zyrës Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka deklaruar për mediet e Beogradit se Kur të vije koha që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, me Kosovën gjithçka duhet të jetë e qartë.  Ai pohoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohen ligjërisht para inkuadrimit në Bashkimin Europian. Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur se a duhet Serbia ta njohë Kosovën para se të futet në BE. Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë të importohen konflikte në Bashkimin Evropian, ka thënë Roth. I pyetur se kur është afati optimal për Serbinë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së, ministri gjerman tha se kjo do të ndodhë kur të plotësohen të gjitha kushtet dhe se tani përgjegjëse për këtë është vet Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …