OJQ-të të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore për Mësim Shtesë paraqiten kërkesa para Ministrisë së Arsimit

Kurrikula për fëmijët e moshës 0-5 vjeç po konsiderohet tejet akademike, përtej mundësive reale të mësimnxënies

Institucionet parashkollore me fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç, do të punojnë me plan-program të ri nga kurrikula, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit. Por, ky dokument po konsiderohet tejet akademik, përtej mundësive reale të mësimnxënies për fëmijët e kësaj moshe. Për më shumë, kurrikula do të vërë në sprovë edhe edukatoret e çerdheve, për të kuptuar dhe transmetuar pjesë të programit edukativ te këto grupmosha. Për këtë arsye, Kolegjiumi i drejtorëve të institucioneve parashkollore po e kundërshton dokumentin në fjalë i cili është profesionalisht i mangët dhe i padobishëm për sistemin e arsimit parashkollor. Sipas tyre, ministri Shyqiri Bytyqi, tinëzisht, ka miratuar këtë kurrikulë, duke mos i marrë fare për bazë rekomandimet e dala nga diskutimet publike lidhur me çështjen. Kundër kësaj kurrikule janë edhe zyrtarë të vetë institucionit që e ka miratuar atë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …