Brickos

Kurti: Kryetari Hashim Thaçi po bën pazare të dëmshme me Serbinë

Kurti: Kryetari Hashim Thaçi po bën pazare të dëmshme me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti me bashkëpunëtor të këtij subjekti politik, nënkryetarin Besnik Bislimi, deputeten Fitore Pacolli dhe diona Budima pritën në takim një delegacion të Partisë Social-Demokrate nga Bundestagu gjerman, të përbërë nga deputetët, Josip Juratovic, deputeti Dr. Martin Rosemann, me bashkëpunëtorët e tyre, Roberta Walser, Yannick Schulze, Dr. Christian Steg, si dhe drejtori i Fondacionit Friedrich-Ebert në Kosovë, Frank Hantke. Vetëvendosja njofton se delegacioni i Partisë Demokrate nga bundestagu gjerman u interesuan mbi zhvillimet e fundit politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, si dhe shprehën interesim të veçantë të informohen rreth programit politik dhe angazhimeve të Vetëvendosjes. Me këtë rast, kryetari Albin Kurti paraqiti parimet dhe prioritetet programore të Lëvizjes, të orientuara në shtetndërtim demokratik dhe zhvillim socio-ekonomik. Në vazhdim të bisedës, ai ka theksuar se dialogu i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq për korrigjim të kufijve e shkëmbim territorial, është i padrejtë, i dëmshëm qysh sot dhe i rrezikshëm në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …