Albin Kurti

Kurti: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në qendër të saj duhet ta ketë njohjen reciproke mes tyre

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshje mes dy shteteve duhet që në qendër të saj duhet ta ketë njohjen reciproke mes tyre. Gjatë intervistës për “Dojçe Welle” kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka dyshim se Kosova dhe Serbia nuk kanë mundësi të bëjnë marrëveshje jashtë kornizës së  BE-së. Bashkimi Evropian duhet të jetë ndërmjetësuesi dhe lehtësuesi i kësaj marrëveshje dhe kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke. Aktualisht kemi mosnjohje reciproke, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Kosova si Republikë nuk e njeh Serbinë dhe kjo është një marrëdhënie që ne e kemi tash e 13 vjet, e paqëndrueshme, por që ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë për të cilën Serbia nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë. Pra mosnjohja e krimeve në Kosovë dhe mosnjohja e pavarësisë, nuk janë dy gjëra fort të ndryshme, pra njëra është e shkaktuar nga tjetra. Duke mos i pranuar krimet e kryera në Kosovë, krime kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe gjenocidin, Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, sepse e konsideron si rezultat të luftës tonë ҫlirimare por edhe harron që është rezultat i krimeve të saj që e detyruan NATO-n të ndërhyjë në Evrope kundër një shteti i cili me forcat e veta nuk zgjidhte mjete për të dëbuar popullsinë, për ta vrarë e dhunuar” ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …