Kusari: Edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe postimi i policit nuk bie ndesh me asnjë parim etik

Kundër suspendimit të zyrtarit të zyrtarit policor, Amir Hoxha për shkak të shprehjes publike të pakënaqësisë, ka reaguar edhe juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari. Ajo ka shkruar se edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes. “Masa disiplinore e suspendimit të policit është kufizim i paarsyeshëm i lirisë së shprehjes dhe aktivitetit sindikalist. Për më tepër, është mesazh edhe për policët tjerë në mënyrë që në të ardhmen asnjë polic tjetër të mos guxojë të ankohet për kushtet e punës. Policia e Kosovës ka problem serioz me respektimin e lirisë së shprehjes së policëve, gazetarëve, qytetarëve. Edhe policët e gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes. Postimi i policit nuk bie ndesh me asnjë parim etik të punës së tyre. Postimi nuk tregon anshmëri politike, nuk fyen askë, nuk përmban të pavërteta, nuk bën thirrje për dhunë dhe nuk nxitë gjuhë të urrejtjes. Postimi i policit është i natyrës sindikaliste – ankesë për moskompenzim të shujtave dhe punës jashtë orarit- shprehje këto që gëzojnë mbrojtje speciale ligjore” ka shkruar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …