Kush qeveriste në Kosovë, kur ranë duke luftuar nën rrethim Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha?

 32-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, e kanë shënuar edhe disa gazeta e portale, gazetarët e drejtuesit e të cilave, në kohën kur kishin rënë dëshmorët, i kishin etiketuar, “terroristë e nacionalistë shqiptarë”. Natyrisht se botuesit lajmin për rënien e dëshmorëve e kanë kopjuar dhe nuk ia kanë nënshtruar redaktimit, për qëllime që dihen.  Por është shumë e pamoralshme që titistët, ranokiviqistët, bijtë e bijat e tyre që kishin vrarë, masakruar e persekutuar qindra  shqiptarë liridashës, që më vonë përkrahen të gjitha regjimet jugosllave, që ndajnë mjete të buxhetit të Kosovës  për ta përbuzur dhe ironizuar UÇK-në, që janë dëshmitarë të mbrojtur të Dik Martit, që botojnë dhe përurojnë veprat e tyre në Beograd, që vizitojnë varrin i Titos të paktën njëherë në vit, është fyese e poshtëruese që të tillët të përkujtojnë rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe shumë të rënëve të tjerë.

 

Në kohën kur janë rrethuar dhe janë likuiduar, Rexhep Mala e Nuhi Berisha 32 vjet më parë, nga Milicia e Kosovë Metohisë, Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës dhe i vendbanimeve Fushë-Kosovë, Kastriot dhe Artanë. Shefqet Jashari – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës. Ymer Pula – kryetar i KE të KSA të Kosovës, Kolë Shiroka – kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kryetar i KK të KSA të Kosovës për një kohë të caktuar, Mehmet Maliq-Cikuli, sekretar i Punëve të Brendshme, Vesel Latifi kryetar i jurisprudencës,  Nazmi Mustafa – kryetar i KE të KSA të Kosovës, pastaj, në poste të caktëauar kanë sunduar: Jusuf Zejnullahu, Jusuf Karakushi, Bajram Selani  Remzi Kolgeci  Azem Vllasi  Rrahman Morina e të tjerë.

Në vëzhgim e zbulim të vendit ku ishin strehuar heronjtë, përmes spiunëve të tyre   kanë marrë pjesë: Bashkim Kursani, Ibush Kllokoqi, Lutfi Ajazi, Jusuf Karakushi, e  të tjerë.

Vrasësit-kriminelë nuk kanë të drejtë të përkujtojnë viktimat, derisa botërisht nuk kanë kërkuar falje për krimet kundër popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …