Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit Rrahim Morina, e ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt, ku janë shqyrtuar disa nga pikat e parapara për këtë mbledhje, në mesin e tyre edhe draft rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2020, dhe dërgimin e saj në diskutim publik. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, mori vendim edhe për përkrahje financiare për dy raste të sëmundjeve të rënda. Në këtë mbledhje, Kuvendi i Komunës së Malishevës ka shqyrtuar dy raporte të drejtorive komunale, atë të bujqësisë dhe inspektoratit, për të cilat kanë raportuar drejtorët e drejtorive komunale, e po ashtu në këtë mbledhje janë zëvendësuar disa anëtarë në disa komitete dhe komisione komunale, si dhe është miratuar edhe një kërkesë e kryetarit të komunës për shpalljen e një ngastre kadastrale me interes të përgjithshëm publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …