leoni

Takohen kryetarët e dy komunave, Deçanit dhe Plavës ,rruga Deçan-Plavë cilësohet te jetë projekt shekullorë dhe vepër jetësorë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, kanë taku kryetarin e komunë së Plavës Mirsad Bajraktarevic me bashkëpunëtorë dhe ekspert të fushave të turizmit. Në këtë takim të përbashkët mes krerëve të dy komunave, kryetari Ramosaj, fillimisht i njoftoi për projektet në komunën e Deçanit, Zhvillimin e Bujqësisë dhe Turizmit e theks të veçante për rrugën Deçan–Plavë, specifikat në ndërtimin e kësaj rrugë e cila për komunën e Deçanit, për Kosovën dhe  po ashtu edhe për komunë e Plavës, është një arterie e cila lidhë trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, ku dhe rritë Zhvillimin Ekonomik. Ramosaj tregoi se deri më tanë janë asfaltuar 7 kilometra rrugë në drejtimin e Plavës dhe është duke u punuar në trasimin e rrugës deri në bjeshkën e Belegut, duke shtuar se nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë deri në realizimin e synimit tonë për ti bashkuar këto komuna më anë të kësaj rrugë. Njëkohësisht Ramosaj, prezantoi edhe projektin e qendrës së skijimit në Bjeshkën e Blegut, duke shtuar se është njëra ndër qendrat më të mira të skijimit në Ballkan dhe jemi duke pritur investitorë në këtë fushë. Edhe kryetari i Plavës Mirsad Bajraktarevic, tha se për ne lirshëm këtë projekt mund ta quaj projekt shekullor dhe vepër jetësore. Duke e përgëzuar kryetarin Ramosaj, për punën në këtë drejtim tha se edhe ne si komunë jemi duke bërë përpjekje në hartimin e planit dhe studimin e fizibilitetit për pjesën tonë të mbetur nga ana që i takon shtetit të Malit të Zi, dhe du me besu se edhe Qeveria e Malit të Zi, ka vullnetin në mbështetje të këtij projekti. Gjatë këtij takimi u dakorduan që në vitin 2020 të mbahet një takim i përbashkët mes institucioneve Lokale te të dyja komunave Deçan-Plavë, atyre shtetërore dhe ambasadorëve, në mënyrë që të jenë sa më afër realizimit të këtij projekti jetik për qytetarët. Pas këtij takimi ata bashkë kanë vizituar rrugën Deçan-Plavë për të pa nga afër punimet që janë krye deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …