Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen pandemike dhe vaksinat

Kuvendi mblidhet sërish sot për të vazhduar seancën për rishikimin e buxhetit që ishte ndërprerë javën tjetër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të vazhduar seancën e mbetur nga java e kaluar lidhur me shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020. Seanca për rishikimin e buxhetit ishte ndërprerë për shkak të një incidenti mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit tha se ishte kërcënuar prandaj ishte detyruar të ndërpresë seancën. Mosrishikimi i buxhetit nga Kuvendi, sipas qeverisë, po mban peng ekzekutimin e pakos emergjente fiskale ose pagesat prej 170 eurosh për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të parashikuara në të njëjtën pako. Vazhdimi i seancës plenare fillon në orë 14:00, ndërsa seanca tjetër plenare është planifikuar dy orë më vonë, me temën e vetme të rendit të ditës – raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …