Brickos

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk është funksional dhe që nga fillimi i këtij mandati po mbetet i paralizuar

Kuvendi i Kosovës, nuk është funksional. Bllokada e vendimmarrjes në Kuvend ka nisur që nga fillimi i këtij mandati, por, kohët e fundit, ndasitë duket se kanë paralizuar skajshmërisht. Partitë në pushtet, duke llogaritur ato shqiptare dhe pakicave joserbe, përbëjnë një grup prej 49 deputetësh, që nuk paraqet shumicën. Ky fakt, vlerësohet se paraqet një precedent, pasi që koalicioni qeverisës nuk përbën shumicën në Kuvend. Partitë opozitare, në anën tjetër, numërojnë 56 deputetë, që po ashtu nuk paraqet shumicën për ta sfiduar qeverinë. Kurse në mes të këtyre dy ndarjeve e përçarjeve krejtësisht mbi baza partiake, qëndron grupi prej 10 deputetësh i Listës Serbe, i cili në Kuvend rreshtohet si opozitë më vete, dhe voton vetëm ato ligje e vendime që i sheh se janë në interesin edhe të komunitetit serb. Precedenti qëndron në faktin se koalicioni qeveritar por as opozita nuk mund të funksionojnë pa një marrëveshje mes vete apo pa marrëveshje me Listën Serbe. Ndërtimi i këtij koalicioni me listën serbe po i kushton jo vetëm Kuvendit por tërë Kosovës, sepse Beogradi përmes këtij grupimi të manipuluar të serbëve po e nxjerrë jashtë funksionit  Kuvendin e Kosovës dhe ka arritur ta faktorizojë pakicën serbe deri atje sa të bllokojë punësimet e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …