Kuvendi i Kosovës

Kuvendi ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili do të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili do të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro.  Ky buxhet nuk është përkrahur nga partitë opozitare, të cilat e kanë vlerësuar si jozhvillimor. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur kritika në drejtim të këtij projektbuxheti. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk ka shifra për investim në cilësime e arsimit, nuk ka shifra për të punësuarit se do të ketë rritje të pagave, nuk ka shifra për pensionistët, invalidët e luftës dhe kategori tjera. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në projektbuxhetin e prezantuar nuk reflektohet asnjë politikë fiskale që e mundëson mbushjen e buxhetit. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Projektbuxhetin e vitit 2022, të cilin sot Qeveria e ka prezantuar për miratim para deputetëve në Kuvend. Ky buxhet shpërfaqë paaftësinë menaxheriale të qeverisë për të shpërndarë mjetet në bazë të nevojave të qytetarëve. Është buxhet i varfër”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …