Kosove - Shqiperi

Rreth 15 marrëveshje do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive të Kosovës e Shqipërisë, që do të mbahet sot, në Elbasan

Rreth 15 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër,  në Elbasan. Në mbledhjen e shtatë me radhë, orientimi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar. Takimet e tilla mirëpriten nga njohësit e proceseve politike të dy shteteve, derisa kërkohet angazhim shtesë në implementimin e tyre. Të njëjtave iu sugjerohet edhe të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar së në mbledhjen e sotme do të nënshkruhen disa marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe protokolle. “Ato përfshijnë fushën e lëvizjes së lirë, lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar, në fushën e arsimit, drejtësisë, infrastrukturës dhe kulturës”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …