Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Një çerekshekull me zërin e lirisë, radion Kosova e Lirë!

Që nga lufta çlirimtare e UÇK-së data 4 janarit na sjell në kujtesë një ngjarjeje të rëndësishme të ditëve të luftës, momentin e fillimit të punës së radios Kosova e Lirë dhe agjencisë së lajmeve Kosovapress. Po me këtë datë në vitin 1999 kur Kosova kishte hyrë në vitin e dytë të luftës dhe ishte në flakë të saj për çlirimin e atdheut nga pushtuesi serb e nisi punën, Radio Kosova e Lirë.

 Një medium informativ shqipfolës që do të informonte drejt nga vijat e frontit siç ishte radio Kosova e Lirë ishte një domosdoshmëri e kohës në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës e cila kishte hyrë një fazë sa të rëndësishme ashtu edhe delikate të saj. Për dallim nga disa media e gazeta shqiptare të kohës që vepronin në podrumet e errëta Prishtinës dhe që ishin krejtësisht në terr informativ, larg realitetit dhe larg asaj se çfarë po ngjante në vatrat e luftës e pothuajse vetëm sa përkthenin lajmet e filtruara nga politika e mediet serbe të cilat nuk pasqyronin të vërtetën.

Zëri i radios Kosova e Lirë ka qenë jehona më e fuqishme për luftën çlirimtare që shërbeu për mobilizim dhe bashkim deri në agun e lirisë. Zëri i kësaj radio në shpirtrat e liridashësve shihej si zëri i shpresës për liri. Ajo e ngriti moralin e luftës dhe trimërinë e vajzave dhe djemve më elitarë të inkuadruar në UÇK. Përkundër që nuk ishin aspak të barabartë me forcat pushtuese serbe, ata bënin luftë e qëndresë heroike kudo në ballafaqim me policinë dhe ushtrinë serbe.

Ashtu sikur UÇK-ja, popullata civile edhe zëri i Kosovës së Lirë u vë në shënjestër dhe në thumb të sulmeve të artilerisë luftarake serbe. Por zëri i kësaj radio si duket u bekua edhe nga vet Zoti, përkundër sulmeve të shumta, serbët nuk arritën ta shuajnë zërin liridashës. Radio Kosova e Lirë punonte dhe gjeti strehë edhe nën rrënje lisash e kënde të shkëmbinjve në malet e Berishës, në borën e acarin e tij dimri që ngrinte çdo gjë por nuk ndalej as nuk shuhej nga as një sulm, zëri i lirisë.

Në atdheun e çliruar, radio Kosova e Lirë e vazhdoi punën në Prishtinë duke u veçuar nga të gjitha mediumet e tjera si në aspektin e politikës programore edhe në ideologji të pastër atdhedashëse. Tash e një çerekshekull në këtë radio dëgjohen vetëm këngë dhe monografi për dëshmorët e kombit çdo ditë, gjë që nuk e praktikon asnjë radio apo medium tjetër në vendin tonë.

Radio Kosova e Lirë veçohet edhe për gjuhën e pastër shqipe dhe terminologjinë e duhur të bazuar tërësisht në standardet e gjuhës letrare shqipe.  Si medium i themeluar në luftë padyshim së është vlerë e çmuar luftës çlirimtare, por tash e një çerekshekull ajo është injoruar, përbuzur, dhe paragjykuar vazhdimisht nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, vetëm e vetëm për shkak të qëndrimit të saj të pathyeshëm në frymën patriotike dhe atdhedashëse.

Radio Kosova e Lirë sot funksionon fal ofrimit të shërbimeve të marketingut për disa nga partnerët besnikë të saj përndryshe shteti asnjëherë deri me tani nuk e ka përkrahur me asgjë këtë vlerë të çmuar të luftës çlirimtare. Përkundër vështirësive financiare dhe sfidave të tjera kjo radio vazhdon të qëndrojë stoikisht. E gjithë kjo forcë e saj buron nga vullneti i jashtëzakonshëm i profesor, Ahmet Qeriqit, themeluesit të kësaj radio, një njëri i pathyeshëm dhe i brumosur me ndjenjat më të larta atdhetare, i cili përkundër viteve dhe moshës së shtyrë dhe shëndetit të përkeqësuar punon pa ndalur vetëm që zëri i radios Kosova e Lirë të dëgjohet edhe më tutje.

Radio Kosovë e Lirë, urime 25 vjetori i themelimit!

Zëri yt jehoftë e u dëgjoftë për aq kohë sa rrezja e diellit do të bie mbi këtë dhe, e shqiptarët të flasin shqip e shqiptarinë ta kenë atdhe!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …