Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Radio Kosova e Lirë zëri i shpresës në luftë, zëri i drejtë dhe i arsyes në liri

Ishte bërë më shumë se një vit i plotë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kishte dalë në skenë dhe kishte filluar aksionet e luftës guerile për çlirimin e Kosovës, ndjehej dukshëm nevoja për një mjet informimi i cili do të ishte zë i luftës për liri dhe do informonte drejtë nga vija e luftës. Kështu që me 4 janar të vitit 1999 kishin filluar transmetimin nga Malet e Berishës Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress. Për vetëm pak kohë ky medium i ri shqiptarë arriti ta demantoj propagandën serbe e cila thoshte së UÇK-ja ishte dobësuar dhe njëkohësisht arriti që të bëhej burimi kryesor i informimit të drejtë për për të pasqyruar drejtë luftën e UÇK-së. Radio Kosova e Lirë u bë zëri i emblematik i shpresës, zëri i i ëmbël i lirisë, zëri që ishte nxitës i guximit, motivimit dhe moralit të lartë për të pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por në të njëjtën kohë ajo ishte bërë cak e sulmeve të një pas njëshme të armikut qoftë nga toka e qoftë nga ajri herë me topa e herë me raketa por nuk e ndalej zëri i shpresës, zëri i Kosovës së Lirë, ku shpërndahej e vërteta.

Ndërsa më çlirimin e atdheut Radio Kosova e Lirë do të vazhdoj funksionimin saj edhe në liri duke realizuar emisione tematike për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare, duke emetuar emisione nga kultura dhe trashëgimia kulturore për të gjitha hapësirat etnike shqiptare. Duke i përkujtuar të gjitha personalitetet e shquara të historike të kombit shqiptar, për të gjitha ngjarjet e rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Radio Kosova e Lirë vazhdon të jetë radio e paanshme. Ajo është prijëse e medias që flet më gjuhën e të vërtetës dhe argumentit. Kosova e Lirë është shembull i informimit dhe shpërndarjes së informacionit në Kosovën e pas luftës. Radio Kosova e Lirë është avokatja më e madhe mediatike e mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare në vend. Këtë institucion të informimit kombëtar më shumë të drejtë mund ta quajmë akademi të atdhe-dashurisë që operon mbi tokën shqiptare që tash e një vit i është bërë krah edhe TV Dielli. Prandaj urime përvjetori i themelimit Kosovë e Lirë, zëri yt u dëgjoftë sa të këtë jetë mbi këtë dhe.

Shkruar nga: Labinot Dervishaj

04. 01. 2018

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …