Astrit Dervishaj: Radio-Kosova e lirë, Zëri i Lirisë

Astrit Dervishaj: Radio-Kosova e lirë, Zëri i Lirisë

Radio-Kosova e lirë, Zëri i Lirisë

Më 4 janar në vitin 1999 në kohën më të vështirë

Filloi të dëgjohej zëri unik i Radios Kosova e Lirë

Ai ishte zë autentik që i dha mesazh të gjithë botës

Ai zë unik ishte zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëri më i ëmbël dhe më i ngrohtë në male me borë

Ai zë ishte lajmëtari i lirisë që po vinte në Kosovë

Radio Kosova e Lirë ishte si një frymëzim i luftës

Ata luftonin përmes fjalës e UÇK-ja përmes pushkës

Sa e sa njerëz sakrifikuan gjithçka që kishin nga vetja

Nga ky zë i shenjtë që dilte nga mali thuhej e vërteta

Sa trimat e dhanë jetën ta mbronin këtë zë që kërkonte liri

Radio Kosova e Lirë ishte dhe mbetet si një mrekulli

Dikur ishte zë i luftës për liri e sot i kujton ata dëshmorë

E ftohtë me borë e acar është 4 janari sot në këtë 19 vjetor

Radio Kosova e Lirë është trashëgim nga lufta e lirisë

Sot ajo i kujton ata që ranë dëshmorë dhe iu falen lavdisë

Sa të ketë shqiptar atdhedashës në këto toka në këtë botë

S’do harrohet zëri që dilte nga mali me borë por ishte i ngrohtë

Nuk ndalet zëri që simbolizoi liri, s’mund të lidhet me zinxhirë

Rrosh e qofsh sa malet e Shqipërisë moj Radio Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Ushtar Shabani dhe thirrja e atdheut

(Tregim për dëshmorin e kombit, Shaban B. Avdiu, në përvjetorin e rënies) Në një natë …