leoni

Labinot Kunushevci: Eksodet e Kosovës 1999-2015

Pesëmbëdhjetë vite pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1999, po përsëritet edhe një eksod masiv i  tyre drejt vendeve të Perëndimit, vetëm se tani jo për shkak të regjimit serb, por për shkak të kushteve ekonomike; mungesës së perspektivës, humbjes së shpresës, pakënaqësisë me funksionimin e shtetit, papunësisë së lartë, duke shpresuar dhe synuar një jetë më të mirë në vendet evropiane.

 



Eksodi aktual po karakterizohet me trendin e migrimit ilegal të qytetarëve dhe kërkimin e azilit në vendet evropiane, ku për çdo mbrëmje nga stacioni i autobusëve në Prishtinë qindra qytetarë po nisen rrugëve të pasigurta të Perëndimit.

 

Shumë shqiptarë nga Kosova, që përjetuan eksodin në luftë, shpresuan se pas kthimit në vendin e tyre, do të bëhet më mirë; do të krijohet shteti demokratik, do të funksionojë ligji, do të krijohen vende të punës, do të kenë liri e siguri, do të integrohen dhe do t’u krijohen kushte më të mira të jetës, por ky optimizëm kohëve të fundit ka filluar të zbehet shumë dhe më së miri këtë e vërteton fakti i ikjes masive të qytetarëve të dëshpëruar.

Në kontekst të kujtesës për eksodin kam përzgjedhur disa fotografi që i kam grumbulluar në arkiva të ndryshme e që pasqyrojnë eksodin e vitit ’99 dhe eksodin aktual.

Eksodi i Kosovës – 2015

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …