Lajm i mirë për fshatrat e Komunës së Skenderajt që kanë probleme me rrjetin elektrik

Duke parë problemet e banorëve të disa fshatrave të Skenderajt me rrjetin elektrik, Komuna e Skenderajt ka kërkuar në vazhdimësi nga KEDS përmirësimin e rrjetit elektrik.

Në këtë kuadër nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur përfaqësuesit e KEDS-it me qëllim të zbatimi të disa projekteve në rrjetin elektrik në disa vendbanime me probleme në këtë aspekt.

Përfaqësuesit e KEDS-it e kanë informuar nënkryetarin Nura për aprovimin e disa projekteve të rrjetit elektrik në Skenderaj projekte që do të fillojnë shumë shpejt.

Nënkryetari Nura ka aprovuar me kënaqësi implementimin e këtyre projekteve që do të fillojnë javën e ardhshme.

Kështu javën e ardhshme do të filloj së pari implementimi i projektit në fshatin Makërmal ku KEDS do të ndërroj komplet rrjetin elektrik duke e zëvendësuar me rrjet kabllor me shtylla betoni si dhe do të vendos katër trafo të reja.

Më pas do të punohet edhe në qytetin e Skenderajt saktësisht në rrugët “Sala e Hamit Jashari” dhe “17 Shkurti” ku do të bëhet vendosja e kabllove nëntokësore.

Implementim të projekteve të rrjetit të ri elektrik do të këtë edhe në fshatin Lubavec dhe fshatra të tjerë që kanë problem më rrjetin elektrik.

Të gjitha këto investime në rrjetin elektrik do të bëhen falë bashkëpunimit të mirë të Komunës së Skenderajt dhe KEDS-it

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …