Ministrja Bajrami priti në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Sardi rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Italia, zhvillimet pozitive të cilat janë shënuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në drejtim të përmirësimit të mjedisit afarist në vend, politikave fiskale të cilat janë lehtësuese për investitorët, si dhe me planet në të cilat po punohet në drejtim të rritjes së performancës ekonomike. Nga ana tjetër, ambasadori Sardi shprehu mbështetjen e qeverisë italiane për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe në inkurajimin e bizneseve nga Italia që të investojnë në vendin tonë. Në takim, bashkëbiseduesit folën edhe rreth përgatitjeve që po bëhen për organizimin e Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë që parashihet të mbahet në Romë, i cili do të ndikojë në avancimin e partneritetit ekonomik në mes të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …