Qendra Tregtare Arjeta ndërton poligon sportiv në Rakinicë të Skenderajt

Shkolla 9-vjeçare “Halit Geci” paralelja e ndarë në Rakinicë të komunës së Skenderajt u bë me poligon sportiv donacion nga QTA në Skenderaj.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj hapësire sportive morën pjesë udhëheqës të Komunës së Skenderajt të prirë nga nënkryetari Fadil Nura, Drejtori i QTA-së Afrim Durmishi, mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle.

Shiritin përurues të poligonit sportiv e prenë nënkryetari Fadil Nura, Drejtori i QTA-së Afrim Durmishi, Drejtori i DKA-së Bekim Latifi dhe Drejtori i shkollës Shefqet Geci.

Në emër të nxënësve dhe mësimdhënësve z.Durmishi e falënderoj drejtori i shkollës, ndërsa në emër të Komunës së Skenderajt z. Bekim Latifi.

Drejtori i QTA-së më këtë rast u shpreh i kënaqur me përfundimin e poligonit si dhe siguroi se përkrahja për këtë shkollë dhe fëmijët e saj nuk do të mungojë, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën nga kjo kompani. Sipas tij ndërtimi i poligonit është bërë për fëmijët e shkollës, si dhe në shenjë përkujtimi të ish mësuesit të saj Met Durmishi.

Ndryshe kompania QTA edhe në të kaluarën ka kontribuar në projekte në të mirë të banorëve të këtij fshati si rrafshimi i oborrit të shkollës, muri mbrojtës i saj dhe ndihmë në ndërtimin e xhamisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …