Brickos

Kurti

Lajmi senzacional i RTK-së për atentat ndaj kryeministrit Kurti, nuk është konfirmuar as nga kryeprokuroritë

Lajmi senzacional i Radio Televizionit të Kosovës për atentat ndaj kryeministrit Kurti, i cili është mohuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, nuk është konfirmuar as nga kryeprokuroritë e Kosovës. Kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendi është cituar të ketë thënë se nuk kanë asnjë të dhënë për këtë pretendim. “Për momentin në Zyrën tonë nuk ka ndonjë veprim në lidhje me këtë lajm”, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, kryeprokurori Besim Kelmendi. Edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka thënë se nuk kanë asnjë të dhënë për këtë pretendim. “Jo nuk kam ndonjë informatë” është cituar të ketë thënë, kryeprokurori Isufaj, njofton Betimi në Drejtësi. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve të aplikueshme secili institucion ligjzbatues në Kosovë përfshi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës e kanë obligim për të informuar menjëherë dhe pa asnjë vonesë Prokurorin e Shtetit nëse udhëheqësit kryesorë shtetërorë janë subjekt i kërcënimit ose dyshimeve që rrezikojnë jetën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …